Anulohet vizita e Von der Layen në Mal të Zi
Prej tvteuta12:10, 29 Tetor 2022
Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, është anuluar, njoftoi Qendra Informative e BE-së.
“Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të organizohet në një datë të re për të cilën do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në njoftim.