Aktuale Më shumë

U mbajt shqyrtimi publik, prani e ulët e bujqëve dhe blegtorëve

Prej tvteuta17:23, 25 Tetor 2022

Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji mbajti shqyrtimin qëndror publik për draft vendimin për masat stimuluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

Ushturuesja e detyrës Sekretare për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, Zeqarije Sulejmani, tha se diskutimi i sotëm është mbi miratimin e vendimit të ri për masat mbështetëse dhe stimulim në bujqësi dhe zhvillim rural në nivel lokal dmth me buxhetin e komunës së Ulqinit, mbështetje e cila deri më tani ka munguar.

Sulejmani njoftoj të pranishmit mbi ndryshimet dhe fokusin e vendimit të ri për dallim nga ai i vjetri.

Ky vendim pritet që të ketë edhe pëlqimin e ministrisë përkatesë dhe më pas të miratohet në Kuvendin Komunal.

Bujqit dhe blegtorët e pranishëm shprehën shqetësimet e tyre mbi situatën aktuale dhe kërkuan një vëmendje më të madhe tashmë nga ana e Komunës së Ulqinit.

Theks të veçantë ata vunë edhe mbi pronat shoqërore për të cilat thanë se janë shumë të uzurpuara.

Ajo çka la për të dëshiruar ishte numri i vogël i pjesëmarrjes nga ana e qytetarëve, një dukuri kjo e cila tashmë vërehet pothuajse në çdo shqyrtim publik.

  • 1

    Radio