Aktuale Më shumë

Dyqani i peshkut në fillim të rrugës Nënë Tereza

Prej tvteuta16:09, 25 Tetor 2022

Për dyqane peshku kemi dëgjuar sidomos në shtetin fqinj në Shqipëri dhe në qytetin e Shkodrës.
Në komunën e Ulqinit gjatë ditëve të punës mundësi për blerje të peshkut nuk kemi pasur përveç dy ditëve të pazarit dhe nga shitësit privat.
Tani më kjo mundësi u shtua, u hap një dyqan peshku në fillim të rrugës Nënë Tereza, në afërsi të Postës, pronar i të cilit është Samir Lika.
Lika na tha se peshkimin e ka pasion të cilin e ktheu në një profesion.
Ai ka muaj që filloi biznesin e tij të vogël që ndoshta nesër mund ta shëndrroj edhe në një biznes më të madh.

E pyetëm për shumë gjëra duke ia filluar nga mundi që peshkimi ka e deri tek çmimet.
Ai tha pavarësisht se dyqani është i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë  çmimet mbesin real dhe të ngjajshëm me shitësit privat, pershembull krapi duke ia filluar nga 4 deri në 5 euro për kilogram.

  • 1

    Radio