Në tetë muajt e parë të këtij viti, një rritje prej 24% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2021
Prej tvteuta16:53, 22 Tetor 2022
Sipas të dhënave jozyrtare të Monstat-it, për tetë muajt e parë të këtij viti ka pasur një rritje prej 24% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2021, qe përbën 81% të rezultateve te vitit 2019 tha drejtoresha e Organizates Turistike Ana Tripkoviq Markoviq.
Kryetari i shoqatës së turizmit te Malit të Zi, Zharko Raduloviq tha se viti 2022 ishte i mirë e sidomos për hotele dhe siç shtoi ai për disa ka qenë edhe më i mirë se viti 2019.
Vitin e ardhshëm ai pret rritje edhe më të madhe se këtë vit.
Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Akomodimit Privat Branka Xhoganoviq, e vlerësoi sezonin në akomodimet private si më të keqin deri më tani.
“Hotelet kanë një rritje mesatare prej 58%, ndërsa ambientet individuale të akomodimit kanë qenë në nivelin e vitit të kaluar. Hotelet me katër dhe pesë yje kanë qenë më lart se mesatarja e akomodimeve kolektive, ndërsa hotelet me më pak yje kanë qenë më keq se mesatarja e hoteleve” tha Tripkoviq Markoviq.
E pyetur nëse gushti i këtij viti ishte më i dobët se viti i kaluar ajo tha se duhet të presim rezultatet përfundimtare.
Ajo theksoi se më 20 tetor në Mal të Zi kishte 27.900 turistë, që është 74% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe pak më shumë se numri rekord i vitit 2019.
Kurse Raduloviq tha se viti 2022 ishte shumë më i mirë jo vetëm se viti i kaluar,por edhe se vit 2019.