Shëtitorja në mole të Plazhit të Vogël
Prej tvteuta17:19, 18 Tetor 2022
Jo çdo investim dhe ide e projekteve është në të mirë të qytetit dhe në pëlqyeshmëri të qytetarëve.
Në të shumtën e kohës qytetaret janë kritik dhe kanë arsyet e tyre.
Një vëzhgim mbi situatën në Molen e Plazhit të vogël e dha qytetari gjegjësisht një ish banor i kalasë Gano Karamanaga.
Gjendja në Mole të plazhit siç shihet edhe nga pamjet akoma është e pa qartë, por synimi është të kthehet në një shëtitore
Ky investim pason planet dhe idet e shumta të ndërmarra nga NP “Të Mirat Detare”, që nuk u përfunduan kurrë.
Disa prej investimeve që u propozuan i përmendi edhe Karamanaga, ku tha se planet e mëhershme janë më efikase se kjo shëtitore që sot po ndërtohet.
Një investim tjetër që Karamanaga nuk e sheh me vend e që tashmë ka vite që është përfunduar, është prishja e molës së vogël, që tashmë është një marinë.
Sa i përket kësaj shëtitoreje Karamanaga thotë se nuk e ka vendin përbri Kalasë.
Përveç Gani Karamanages kritika dhe mospëlqyeshmëri kanë një shumë e mirë e banorëve të kalasë, që siç shihet as që nuk i pyet kush.