Aktuale Më shumë

10 nxënës të gjimnazit “Vëllazërim Bashkim”, pajisen me diplomat Gjermane

Prej tvteuta16:42, 12 Tetor 2022

Në gjimnazin publik “Vëllazërim Bashkim”, ditën e sotme u bë shpërndarja e diplomave të gjuhës gjermane për nxënësit e vitit të katërt.
10 nxënës u pajisen me diplomat e kategorisë B2 kurse provimin e ardhshëm për të fituar diplomat më të larta akoma nuk e kanë përfunduar.
Hapjen e kësaj ceremonie e bëri drejtoresha e shkollës Ardita Koka Kovaçi sëbashku me kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktarin dhe me profesorin e lëndës Gjermane.
Sa është e rëndësishme për këtë gjimnaz dhe sa është krenare foli vetë Drejtoresha,
duke theksuar se dëshiron suksesin e nxënësve por thekson dëshirën e saj që këto nxënës kontributin ta japin ne vendin e tyre.

Edhe vetë 3 nxënëse që u pajisën me diploma, folën për rëndësinë e kësaj diplome dhe mundësitë shtesë që ju ofron.

  • 1

    Radio