Gjeloshaj në Kosovë. Takohet me Kurtin
Prej tvteuta10:40, 12 Tetor 2022
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti.
“Sot, në Prishtinë, së bashku me bashkëpunëtorët, u prita nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë takimit me Kryeministrin Kurti, ku isha bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, dhe Nënkryetarin e Komunës, Ivan Ivanaj, kemi biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit dhe në Mal të Zi.
Po ashtu, bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës kemi shqyrtuar mundësitë për realizimin e projekteve të ndryshme dhe zhvillimin e aktiviteteve në fushat e kulturës dhe të arsimit, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.’’ , thuhet në postimin e Gjeloshajt në rrjetet sociale.