Aktuale Më shumë

Sulejmani: Komuna e Ulqinit do të ndajë mjete për bujqit

Prej tvteuta15:26, 11 Tetor 2022

Sekretariati për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji është njësi e re në Komunën E Ulqinit. Sekretaria e këtij sekretariati, Zeqarije Sulejmani tha se qellimi i tyre është që të ofrojë mbështetje direkte dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë fermerët, amvisnitë bujqësore , për sipërmarrësit në zonat rurale , për shoqatet e bujqëve, për shoqatat e grave në zonat rurale, dhe të gjithë ata që merren me bujqësi, duke u nisur nga ajo se në të kaluarën një mbështetje e tillë nga ana e Komunës së Ulqinit ka munguar.

Ndër hapat e para të ndërmarra është hartimi i një vendimi të ri për masat mbështetëse ndaj bujqëve nga buxheti i Komunës së Ulqinit, duke qënë se më heret mbështetja e vetme ishte nga Ministria përkatëse, delkaron Sulejmani.

Ndërsa u bënë thirje edhe qytetarëve që të marrin pjesë në shqyrtimet publike që me anë të sugjerimeve dhe kritikave të tyre të sillet një vendim i kompletuar i dobishëm.

Sa i përket zhvillimit të agroturizmit në komunën e Ulqinit, sekretaria shprehet se Ulqini ka potencial por ende nuk është shfrytëzuar sa duhet. Një vëmendje më e madhe duhet të vihet edhe tek zhvillimi i turizmit rural.

Askepte të tjera të rëndësishme sekretaria e Sekretariatit për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Ekologji, Zeqarije Sulejmani tha se është informimi i qytetarëve për fondet që mundë të përfitojnë me relaizimin e projekteve të ndryshme si dhe zhvillimi i kapitalit socialo-njerzor.

Sezon i frytshëm vërehet se do të jetë sezoni i ullishtës, ndërsa risi është që së shpejti do të fillojë vendosja e renxherëve nga ana e Komunës së Ulqinit për mbrojtjen e zonës së ullishtës.

Shqyrtim qendror publik për draft  Vendimin për masat stimuluese për bujqësi dhe zhvillim rural do të mbahet të hënën, më 25 tetor 2022 në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 11:00.

  • 1

    Radio