Rajoni/Bota Më shumë

17 të vrarë në Zaporizhia

Prej tvteuta15:00, 9 Tetor 2022

Një zyrtar i lartë në Zaporizhia, qytet jugor në Ukrainë, ka thënë se raketat e lëshuara nga forcat ushtarake ruse përgjatë natës, kanë lënë të vdekur 17 persona. Sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, ka thënë më 9 tetor se pesë shtëpi janë shkatërruar dhe rreth 40 janë dëmtuar në zonën e kontrolluar nga ushtria ukrainase në këtë qytet. Zaporizhja është aneksuar javën e kaluar nga Rusia, hap që është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

  • 1

    Radio