Grupa Wagner rekruton të burgosur për luftën në Ukrainë

Prej tvteuta09:23, 16 Shtator 2022

Themeluesi i grupit të fshehtë mercenar rus Wagner është shfaqur në pamjet e zbuluara duke u përpjekur të rekrutojë të burgosur për të luftuar në Ukrainë.

Në pamjet e filmuara, të verifikuara nga BBC-ja, shihet Yevgeniy Prigozhin duke iu drejtuar një grupi të madh të të arrestuarve. Prigozhin u tha të burgosurve se dënimet e tyre do të zvogëloheshin në këmbim të shërbimit me grupin e tij.

Videoja do të konfirmonte spekulimet e gjata se Rusia shpreson të rrisë forcat e saj duke rekrutuar të dënuar, shkruan BBC-ja të enjten.

  • 1

    Radio