Gjukanoviq takohet me Osmanin
Prej tvteuta09:49, 13 Shtator 2022
Mali i Zi dhe Kosova qëndrojnë fort në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, tha presidenti malazez Millo Gjukanoviq.
Në prag të takimit të krerëve të shteteve të procesit Brdo-Brioni në Kranj, ai ka biseduar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon.
“Mali i Zi dhe Kosova qëndrojnë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit,” tha Gjukanoviq në Twitter.