Aktuale Më shumë

Çmimi i duhanit të Krajës, nga 20 deri në 30 euro për kilogram

Prej tvteuta12:48, 12 Shtator 2022

Kraja një vend i largët ku synimi i banorëve të mbetur atje vazhdon të jetë pikërisht ikja. Një vend ku kushtet përkeqësohen dita ditës dhe për të siguruar ekszistencën opsionet janë të pakta, duke marrë parasysh mungesën e ujit, një linjë autobusash apo shumë gjëra të tjera.
Kohëve të fundit rritja e kahdoshme e çmimeve duke përfshirë edhe cigaret, ka shtuar interesimin e duhanpirësve për blerjen e duhanit të Krajës.
Momentalisht ky lloj biznesi në Krajë mbetet më i favorshmi për mbulesën e një ekzistence pak më të mirë.
Në një vizitë që ishim në Krajë rastisëm në një shitëse dhe kultivuse të rregullt të duhanit, ku bëmë edhe pyetjet tona për të shuar kuriozitetin mbi gjithë shitjen dhe interesimin e duhanit.
Kjo shitëse na foli vetëm për tregtinë e saj në Krajë e ku si përgjigje të parë morrëm përfitimin e pakët që ka në këtë vend.
Momentalisht ajo tha se çmimi i duhanit të Krajës është nga 25 deri në 30 euro sipas kategorisë, por nga papunësia kategorinë e lirë e jep edhe për 20 euro u shpreh ajo.

  • 1

    Radio