Vojinoviq: “Gjithçka është gati që viti shkollor të fillojë më 5 shtator”
Prej tvteuta09:38, 22 Gusht 2022
Në Mal të Zi, ora e mësimit në vitin e ri shkollor do të zgjasë 45 minuta, tha ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq.
“Sa i përket Ministrisë së Arsimit, gjithçka është gati që viti shkollor të fillojë më 5 shtator”, ka thënë Vojinoviq.
Ai tha gjithashtu se pas përvojës me pandeminë, shkollat janë gati edhe për mësimin online.
“Sa i përket mbajtjes së maskave mbrojtëse, do të kujdesemi që të respektojmë rekomandimet, por besojmë se ato nuk do të jenë të llojit të rregullt”, tha Vojinoviq.