Aktuale Më shumë

Ulqin: Mashtrim ndaj shtetasit të huaj. Kallëzim penal ndaj M.R

Prej tvteuta15:22, 12 Gusht 2022

Policia në Prokurorinë e Shtetit në Ulqin ka ngritur kallëzim penal kundër personave me inicialet M.R.(48) dhe A.R.  (21), nga Ulqini nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

“Veprat e lartpërmendura janë kryer gjatë muajve shtator dhe tetor 2014, duke shitur dhe blerë pasuri të paluajtshme – 1500 m2 me objekt ndërtimor, në mënyrë që M.R., duke paraqitur dhe fshehur faktet në mënyrë të rreme, ka mashtruar një shtetas të huaj lidhur me gjendjen e pasurisë së paluajtshme, duke e bërë të paguaj 107.000 euro në total”, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Policisë.

Ata shtojnë se kanë vepruar sipas kërkesës së një shtetasi të huaj nga data 18 korrik, në të cilën është  deklaruar se nga M.R ai ka blerë tokën tokën dhe një ndërtesë, ndërsa me të mbërritur në lokacion, ai gjeti punëtorë që kryenin punë në rregullimin e ndërtesës pesëkatëshe, për të cilën M.R. ishte regjistruar si kontraktues.

“Në lidhje me kallëzimin e lartpërmendur, policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh dhe ka ardhur në dyshimin se M.R., tokën në fjalë, e cila është regjistruar si pronë e Malit të Zi, dhe pjesë të veçanta si pronë e personit me inicialet A.R ,gjatë vitit 2021 duke paraqitur fakte të rreme  ka mashturuar blerësin në lidhje me pronën në fjalë,  dhe se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën prej 107.000 euro”, përfundon njoftimi i policisë.

  • 1

    Radio