Aktuale Më shumë

Banorët e Rakiq në protestë. Ankohen se 15 ditë janë pa ujë

Prej tvteuta17:15, 22 Korrik 2022

Rreth tridhjetë banorë të vendbanimit  Rakiq në komunën e Tuzit janë mbledhur sot para ndërtesës së kësaj komune, të pakënaqur pasi nuk kanë ujë që 15 ditë. Vendasit kërkuan të bisedojnë me kryetarin e Komunës, Nik Gjeljoshaj, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemin e tyre por sipas tyre kryetari nuk i ka pranuar pasi nuk e kanë lajmëruar për takimin.

Nënkryetari i Bashkësisë Lokale të Rakiqit, Ramiz Pejçinoviq, thotë se qytetarët kanë ditë të tëra pa ujë. – “Të gjithë kemi kontaktuar me institucionet kompetente dhe nuk ka përgjigje.  Kërkojmë që të na presin kryetari i Komunës së Tuzit – tha Pejçinoviq.

Në godinën e Komunës ndodhej edhe shefi i Policisë Komunale Rexhep Çunmulaj, i cili u përpoqet të ndihmojë qytetarët. Çunmulaj tha se banorët do të priten nga drejtori i Ujësjellësit Esmin Beqovic për të diskutuar opcionet për zgjidhjen e problemit.

  • 1

    Radio