Aktuale Më shumë

Banorët e Mërkotit përsëri në protestë. Më 24 korrik bllokojnë Peçuricën

Prej tvteuta17:15, 20 Korrik 2022

Banorët Merkotit, të cilët më 9 korrik bllokuarn rrugën rajonale nga Tivari në pikën kufitare të Sukobiniës, kanë paralajmëruar një protestë të re për të dielën më 24 korrik në orën 11:00,  duke bllokuar qarkullimin në vendbaniimn Peçuricë.

Banorët e Merkotit janë të pakënaqur me heqjen e mjeteve për ndërtimin e rrugës që lidh këtë venbanim me Tivarin dhe Anën e Malit. Ata kërkojnë që urgjentisht të miratohet një vendim për kthimin e mjeteve të parashikuara në buxhetin për vitin 2022, por që u ridrejtuan për një projekt tjetrë në veri të vendit. “Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria e Malit të Zi dhe ministria përkatëse. Këtë rrugë Markoti e kërkon që 40 vite dhe janë mashtruar disa herë, edhe pse mjetet janë paraparë, kanë njoftuar nga Komiteti Organizativ i protestës.

Në protestën e parë morën pjesë disa qindra vanorë të këtij vendbanimi, të cilët edhe atëherë njoftuan se nuk do të heqin dorë nga kërkesat, ndërsa ministrit Ibrahimoviq i dërguan mesazh se nuk do ta harrojnë kontributin e tij negativ në këtë çështje.

  • 1

    Radio