Aktuale Më shumë

Bilanci i dy ditëve të para në autostradë: 40 automjete të prishura, 4 të djegura plotësisht

Prej tvteuta18:25, 17 Korrik 2022

Udhëtimet e para me automjete në autostradën “Princesha Ksenija” më së shumti do të mbesin në mendje për defektet e shumta si dhe faktin se 4 prej tyre ka marrë flakë dhe janë shkatërruar plotësisht.  Sipas njoftimeve, është plot 40 numri i automjeteve që kanë pasur probleme mekanike në dy ditët e para të kalimit në këtë autostradë.

Ekspertët vënë në dukje se është i nevojshëm kontrolli i rregullt i automjeteve, por edhe për të pasur parasysh karakteristikat e rrugës.  Vetë shpejtësia që arrihet në autostradë është një barrë e madhe sepse rezistenca e ajrit është dukshëm e lartë, sidomos me shpejtësi mbi 80 km/h.

Të gjitha këto janë ngarkesa që automjetet e vjetra ose të pambajtura mirë nuk i përballojnë dot, kjo sidomos në Mal të Zi, ku automjetet janë mesatarisht të vjetër mbi një dekadë e gjysëm. Sipas Ministrisë së punëve të brendshme, automjetet më të vjetër drejtohen në Petnjicë, Andrijevicë dhe Shavnik, ku mosha mesatare është rreth 20 vjet.  Që këto automjete të përballojnë sfidat duhet të kenë kontrolle të detajuara periodike, përndryshme automekanikët do të kenë shumë punë.

Përveç kësaj, në autostradë duhet pasur kujdes edhe në respektimin e rregullave. Nga kompania “Monteput” thonë se në dy ditët e para kanë vërejtur shkelje të rënda, si ndalesa për të bërë foto, ose edhe grahje të automjetit në anë të kundërt.

  • 1

    Radio