Aktuale Më shumë

“Ujësjellës kanalizime” – Ndalohet keqpërdorimi i ujit të pijshëm. Sanksione ndaj atyre që lagin kopshtet, lulet…

Prej tvteuta13:54, 15 Korrik 2022

Për shkak të situatës së rënduar hidrologjike dhe rënies së prurjeve të ujit nga burimet Millë dhe Kaliman, në vendbanimet Millë, Krythë dhe Kllezën e Epërme do të vijë deri tek rënia e prurjeve të ujit, pasi ndërmarrja “Ujësjellës kanalizime” nuk ka mundësi teknike që ta ridrejtojë  furnizimin nga burime të tjera.

Prandaj jemi të detyruar që në përputhje me vendimin për furnizim me ujë të vendbanimeve jashtë urbane  në territorin e komunës së Ulqinit, FZ RMZ nr.6/2017, 33/2021, nga dita e sotme të ndalojmë përdorimin  e ujit të pijshëm për arsye të tjera, ndërsa ndaj konsumatorëve që ujin e pijshëm e përdorim për ujitjen e kopshteve, luleve, plantacioneve e të tjera,  do të ndërmarrim masa restriktive.

Ndërmarrja “Ujësjellës kanalizime” do të kryej kontrolle të vetëinciuara si dhe në bazë të lajmërimeve të qytetarëve, dhe do të ndërmarrë masa që përfshijnë; ndalimin e përkohëshëm të furnizimit me ujë, gjegjësisht shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit i knsumatorëve të papërgjegjshëm që i sjellin dëm sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Ulqinit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

N.P “Ujësjellës kanalizime” – Ulqin

  • 1

    Radio