Sociale Më shumë

Aksion në Adën e Bunës: Largohen 7 platforma ilegale

Prej tvteuta16:45, 7 Korrik 2022

Në zonën e Adës së Bunës në Ulqin ditën e sotme ka filluar aksioni i ndërmarrjes “Të Mirat Detare”, i asistuar nga Policia Komunale e qytetit, për largimin e platformave të objekteve ilegale.

Shefi i kësaj policie, Amir Mehmeti, tha për TV Teuta se bëhet fjalë për gjithsejt 7 platforma, 5 prej të cilave nuk kanë pronarë të njohur dhe që janë të vendosur në të dy anët e lumit. Largimi i platformave, tha Mehmeti, pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

  • 1

    Radio