Aktuale Më shumë

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari është takuar sot me afaristët që operojnë prej Rrethit deri në Ranë

Prej tvteuta22:58, 6 Korrik 2022

Sot Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari është takuar me afaristët që operojnë prej Rrethit e deri në Ranë.

Nga ky takim janë arritur përfundimet e mëposhtme:

  • Të gjithë trotuaret duhet të jenë të lira dhe të kalueshme siç parashikohet nga të gjitha planet e vlefshme;

 

  • Vëllimi i muzikës duhet të jetë brenda limiteve ligjore dhe lejohet deri në orën 01:00;

 

  • Objektet lejohen të funksionojnë deri në orën 02:00;

 

  • Mbeturinat duhet të hidhen kur kalon kamioni i shërbimeve. Të mos nxirrnen para kësaj kohe dhe të mos lihen ne rrugë;

 

  • Të mos vendosen reklamat në trotuare, ndriçim publik, rrugë, etj.

  • 1

    Radio