Aktuale Më shumë

Arrestohen 48 tifozë të Sutjeskës. Grabitën një pikë karburanti

Prej tvteuta17:17, 6 Korrik 2022

Mediat bullgare raportojnë se 48 tifozë të klubit Sutjeska nga Nikshiqi janë arrestuar mbrëmë në Bullgari pasi po ktheheshin nga ndeshja kualifikuese e Ligës së Kampionëve që klubi nga Nikshiqi luajti kundër Ludogorets në Razgrad. Sipas mediave vendase, tifozët nga Mali i Zi janë ndalur në një pikë karburanti në rrugën Sofje – Varna për të blerë alkool, por nuk e kanë paguar. Dëmi ishte rreth 900 leva ose rreth 450 euro. Pas arrestimit, tifozët kanë kompensuar dëmin në pikën e karburantit në shumën prej 460 euro, ndërsa ndaj të ndaluarve pritet që të vendosen edhe gjoba administrative.

  • 1

    Radio