Aktuale Më shumë

Shoqata “Bereqeti” shpërndan 124 pako ushqimore

Prej tvteuta11:38, 29 Qershor 2022

Shoqata “Bereqeti” gjatë vitit vazhdon me ndihma të shumta për familjet në nevojë në rrethinat e Ulqinit por para festave fetare siç jan; bajramet, kjo shoqatë i thekson më tepër ndihmat dhe bën shpërdarje më të shumta.
Edhe tani para Kurban bajramit veçse kanë fillar me pako dhe ndihma na bën me dije Kryetari i kësaj shoqate Mirsd Muçaj.
U shpërndan 124 pako ushqimore me vlerë prej 30 eurosh.
Duke pas parasysh se në festën e këtij bajrami bëhet edhe therja e kurbanit Muçaj tregoi se bëjnë edhe shpërndarjen e mishit të mbledhur nga të gjithë donatorët, ku grumbullimi bëhet ditën e parë të bajramit në supermarketin Franca tek stacioni i autobusave, njoftoi Muçaj, kurse shpërndarja e mishit bëhet ditën e dytë.
Kryetari i shoqatës “Bereqeti” në fund nuk ngurroi të uroj edhe festën e bajramit me qenë se koha po ofron.

  • 1

    Radio