Dita e Pavarësisë u festua në të gjithë Malin e Zi
Prej tvteuta12:12, 22 Maj 2022
Në disa qytete të Malit të Zi përgjatë dy ditëve me koncerte dhe manifestime të tjera është shënuar festa e Pavarësisë – 21 maji. Dje u organizua festa qendrore në Cetinë, ndërsa një numër i madh i njerëzve u mblodhën për të festuar edhe në Tivar, Nikshiq, Danillovgrad, Kotorr… Festimi i 16-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë filloi mbrëmjen e 20 majit me një koncert në Podgoricë.
Dita e Pavarësisë së Malit të Zi u festua nga vizitorë dhe qytetarë të shumtë të Tivarit nën tingujt e yjeve të muzikës rajonale Senidah dhe Dino Merlin.
Merlin në fillim të koncertit ka uruar të pranishmit për 21 majin – Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi dhe tha:
“Kjo është një ceremoni e madhe. Më pëlqen që jam këtu”, tha ai.