SHOQATA “ULQINI” NGA NEW YORK, NDIHMA PËR QENDRËN “SIRENA” NË ULQIN
Prej tvteuta08:55, 12 Maj 2022
Shoqata e posaformuar “Ulqini” në seli në Nju Jork nëpërmes fondacionit “Dëshmia” nga Ulqini, kanë ndihmuar Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin, me blerjen e lodrave dhe paisjeve tjera të nevojshme për këtë qendër .
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës të ketij institucioni Salije Meqikukiq falemnderon fondacionin “Ulqini” dhe thotë se këto ndihma janë të rëndësishme për këtë qendër.
Udhëheqësi i Fondacionit “Dëshmia” Astrit Nikaj , tregoj për TV Teuta, se vlera monetare kësaj ndihmese është rreth 3 mijë euro .
Më shumë rreth kësaj, mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në ora 20:30.