Aktuale Më shumë

OJQ HORIZONTI i RI: MBËSHTETJE PËR IDETË E TË RINJVE NË BIZNES

Prej tvteuta09:04, 10 Maj 2022

Idetë e biznesit dhe vënia e tyre në jetë janë një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë të cilët duan të shprehin talentin e tyre, por edhe të ndihmojnë familjet edhe komunitetin ku jetojnë.

Në hapat e parë të krijimit të një biznesi, ka gjithnjë hapësirë për mbështetje financiare apo oferta e këshilla që të shtyjnë drejt suksesit. Këto mundësi i kanë gjetur edhe pjesëmarrësit e guximshëm të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit”.

Në një ceremoni rasti të organizuar në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” të Ulqinit, pjesëmarrësit e projektit paraqitën idetë e tyre përpara një paneli vlerësues dhe një auditori të gjerë, duke marrë njëkohësisht edhe këshilla konstruktive për t’i ndihmuar ata të ecin përpara me planet e tyre të biznesit. Nga njëmbëdhjetë idetë e prezantuara, pesë prej tyre u përzgjodhën nga paneli vlerësues për tu mbështetur financiarisht nga projekti. Secila prej këtyre ideve do të mbështet në vlerën prej 2000 € dhe për realizimin e tyre do të organizohet një program i veçantë ekspertize. Të rinjtë fitues të këtij programi mbështetës janë: Refik Mollabeqiri, Kristina Niloviq, Arber Seferi, Mendim Cuca, Valbona Gjeka

Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, i cili zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

  • 1

    Radio