Aktuale Më shumë

Dita botërore e lirisë së medias: Mali i Zi ka avancuar për 41 vende

Prej tvteuta14:49, 3 Maj 2022

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias për vitin 2022, i publikuar në raportin e “Reporterëve pa Kufij”, Mali i Zi renditet i 63-ti, me 41 vende në rritje nga viti 2021. Vazhdon ende të mbetet në kategorinë e vendeve problematike.

Sa i përket rajonit, Kroacia është përpara në vendin e 48-të, Sllovenia në vendin e 54-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 57-të. Bosnja dhe Hercegovina, e cila renditet e 67-ta, Serbia e 79-ta dhe Shqipëria e 103-ta, janë më problematike se Mali i Zi për sa i përket lirive të medias, nga 180 vende të mbuluara nga ky sondazh.

Raporti për vitin 2022, i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore, vë në dukje efektet katastrofike të kaosit të informacionit që rezulton nga hapësira e globalizuar dhe e parregulluar e informacionit në internet, e cila inkurajon përhapjen e lajmeve të rreme dhe propagandës.

Raporti thekson gjithashtu se represioni është intensifikuar në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

  • 1

    Radio