Aktuale Më shumë

Vazhdojnë “pasojat” e zgjedhjeve. Bajraktari dhe Islamoviq dëgjohen në polici

Prej tvteuta16:04, 12 Prill 2022

Zgjedhjet lokale në Ulqin kanë përfunduar, por jo edhe spekullimet për shitblerjen e votave gjatë këtij procesi. Kësaj radhe në Prokurori janë marrë në pyetje dy persona që dyshohet se kanë përdorur lapsa me kamera për të ndikuar tek votuesit.

Agron Bajraktari dhe Sabin Islamoviq, sipas gazetës “Vijesti”, janë dëgjuar në polici lidhur me këtë rast, dhe spo sipas kësaj gazete, ky i fundit ka deklaruar se lapsat janë shpërndarë me urdhër të Cano Zenkës, djalit të kryetarit të UDSH, Mehmet Zenka. Lapsat në fjalë gjoja duhej të shërbenin për fotografimin e fletvotimit. I kontaktuar nga “Vijesti”, Zenka ka thënë se është normale që djali i tij të punojë në interes të partisë, pasi është edhe anëtar i Këshillt Qendror, duke shtuar se edhe atij i intereson prejardhja e lapsave me kamerë.

E gjithë kjo histori filloi me inçizimin e famshëm në të cilin drejtuesit e koalicionit “Fillim i ri”, dëgjohen duke i ofruar favore Damir Asoviq nga Ulqini, në këmbit të sigurimit të votave. Ky i fundit sipas tye, në raundin e parë kishte mbledhur vota për koalicionin UDSH-LDMZ. Drejtuesit e koalicionit në fjalë e kanë mohuar origjinalitetin e inçizimit, ndërsa Asoviq autorsinë e tij.

  • 1

    Radio