Banka Botërore: Ekonomia e Ukrainës do të tkurret
Prej tvteuta09:30, 11 Prill 2022
Sipas një raporti të Bankës Botërore, pritet që këtë vit ekonomia e Ukrainës të tkurret me 45 % si rezultat i luftës.
Po ashtu, parashikohet se do të ketë dëme më të mëdha ekonomike sesa u shkaktuan nga pandemia Covid-19 në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, me sanksione të paprecedentë që çojnë në një recesion të thellë edhe në Rusi.
Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të Ukrainës është detyruar të arratiset ose të luftojë. Bizneset janë mbyllur, ndërsa rrugët, fabrikat dhe infrastruktura të tjera janë shkatërruar.