Shqipëria, vendi më i palumtur në rajon
Prej tvteuta09:27, 30 Mars 2022
Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.
Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, të gjithë shënojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij.
Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re që përmbyll 10-shen e parë.
Kanadaja (nr.15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.
Mali i Zi rënditet në vendin e 72-të, kurse nga vendet e rajonit ndër të parët rënditën Kosova vendi i 32-të dhe Serbia 43-të.
Ndërsa Shqipëria renditet me vendet e palumtura në vendin e 90-të nga 146 gjithsej, një rritje me 3 vende krahasuar me periudhën 2018-2020.
20 vendet e para  më të lumtura në botë 2022
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Holanda
6. Luksemburgu
7. Suedia
8. Norvegjia
9. Izraeli
10. Zelanda e Re
11. Austri
12. Australi
13. Irlanda
14. Gjermania
15. Kanada
16. Shtetet e Bashkuara
17. Mbretëria e Bashkuar
18. Çekia (Republika Çeke)
19. Belgjika
20. Franca