Aktuale Më shumë

Filipoviq: Nuk kemi marrë ende ankesa për rregullsinë e zgjedhjeve

Prej tvteuta16:35, 29 Mars 2022

Në ditën e dytë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Ulqin, ende nuk dihet nëse do të ketë përsëritje të votimit në vendvotimet kontestuese. Më herët ishte raportuar nga mediat se për shkak të parregullsive të procesit zgjedhor, është përmendur përsëritja e zgjedhjeve në të paktën një vendvotim, ndërsa disa media kanë raportuar se janë regjistruar parregullsi në tri vendvotime.

Sot në mëngjes është deklaruar Komisioni Komunal Zgjedhor, kryetari i të cilit, Vlladimir Filipoviq, ka thënë për TV Teuta se priten ankesa nga partitë politike, për të shqyrtuar një përsëritje të mundshme të votimit. “Duke qenë se ende nuk ka ankesa nga partitë politike, nuk e kemi shqyrtuar mundësinë e përsëritjes së votimit në asnjë vendvotim. Palët kanë të drejtë qasjeje në materialin e votimit dhe të dërgojnë ankesat eventuale”, tha Filipoviq.

  • 1

    Radio