Aktuale Më shumë

Qetkoviq: Ende nuk kemi marrë ftesë për bisedime

Prej tvteuta16:34, 29 Mars 2022

Pas pjesëmarrjes së dytë në zgjedhjet lokale në Ulqin, lista “Mali i Zi Demokratik dhe qytetarët e Ulqinit” sipas rezultateve preliminare ka fituar dy mandate dhe për herë të parë do të kenë përfaqësues në përbërjen e re Kuvendit. Bartësi i listës, Bojan Qetkoviq, kujtoi deklaratën e tij për TV Teuta në kuadër të zgjedhjeve, kur shprehu besimin e tij se Demokratët do të jenë surpriza më e këndshme e zgjedhjeve.

“Siç e kemi paralajmëruar edhe para zgjedhjeve, jemi surpriza më e këndshme e zgjedhjeve lokale të Ulqinit, arritëm një rezultat të shkëlqyer. Demokratët patën një rritje prej 175% krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 dhe zgjedhjet lokale të vitit 2018”, thotë Qetkoviq.

Përderisa disa pjesëmarrës në zgjedhje kishin vërejtje për rregullsinë e zgjedhjeve dhe presionin ndaj votuesve, Qetkoviq thotë se sipas tyre, me përjashtime të vogla, dita e zgjedhjeve ka kaluar në mënyrën më të mirë.

Ashtu si para zgjedhjeve, edhe pas 27 marsit, Demokratët konfirmojnë se nuk janë të gatshëm për bashkëpunim me PDS, ndërsa janë të hapur për negociata të mundshme me subjekte të tjera.

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë në pozicionin që të mos bëjmë koalicion me PDS-në, ndërsa për partitë e tjera jemi të hapur për bisedime, por deri më tani nuk kemi marrë ftesë zyrtare nga askush”, tha Qetkoviq.

  • 1

    Radio