Aktuale Më shumë

Nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” pritën me shumë entuziazëm studiuesin dhe shkrimtarin vendas Sami Flamuri

Prej tvteuta15:46, 14 Mars 2022

Në kuadër të aktivitetve letrare, në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë u zhvillua takim letrar me studiuesin dhe shkrimarin vendas Sami Flamuri.

Në një kohë kur teknologjia ka zëvendësuar ndjeshëm librin, nxënësit me pritjen e tyre dëshmuan të kundërtën. Që në fillim të këtij takimi nxënësit treguan interesim të menjëhershëm për librat e shkrimtarit por edhe për aktivitetet e tija, të cilat kanë të bëjnë me njohjen e kulturës dhe historisë së trevës së Anës së Malit.

Studiuesi dhe shkrimtari Sami Flamuri dhuroi një pjesë të librave të tij për bibliotekën e shkollës por edhe për nxënësit të cilët kishin përgatitur edhe poezi.

Rrëfime nga jeta e shkrimtarit, histori nga hulumtimet e tija, por edhe informacione në lidhje me qytetit e lashtë të Shasit ishin vetëm disa nga pikat të cilat ngjallën më shumë kureshtje tek nxënësit.

Drejtori i shkollës fillore “Bedri Elezaga” Mustaf Bardhi tha se ky është vetëm fillimi i aktiviteteve të tilla, ndërsa shkrimtarin Sami Flamuri e falënderoi që pranoi ftesën dhe hapi denjësisht ciklin e takimeve në mes të nxënësve dhe shkrimtarëve vendas.

  • 1

    Radio