Kulturë Më shumë

Qendra për Kulturë me natën finale mbyll me sukses koncertin “Netët e Muzikës Klasike”

Prej tvteuta11:22, 9 Mars 2022

Qendra për Kulturë në datat 23 , 28 shkurt dhe 4 mars organizoi Netët e muzikës klasike.

Ky aktivitet u  organizua për herë të parë me qellim që në Ulqin të sillet një diçka që nuk jemi mësuar e pse jo të bëhet edhe shprehi, që gjeneratat e reja të fokusohën më tepër.

Pjesë e koncerteve natën e parë ishin profesorët e Shkollës së Muzikës të Ulqinit  natën e dytë të Podogircës, e në fund fare në natën e ashtaquajtur nata finale, ishin një grup i sapo formuar me artistë nga Kosova e Shqipëria, 5 violonçelë dhe një kontrabas, që u prezantuan me një larmishmëri veprash.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Musa Hoxha këtë organizim e cilsoi si të sukseshem.

Në fund fare pyetëm për planet dhe projektet që Shtëpia e Kulturës ka për synim, dhe drejtori i saj na i zbuloi disa prej tyre e njërin e veçoi më shumë, që është rikthimi i një komedie të vjetër shqiptare që të gjithë e njohim “Pallati 176”.

  • 1

    Radio