Realizohet evakuimi i parë masiv i civilëve në Ukrainë
Prej tvteuta10:09, 9 Mars 2022
- Rreth 5000 persona janë evakuuar nga qyteti verilindor i Sumy-t. Ky qytet ka qenë nën bombardime nga rusët për ditë me radhë.
- Një korridor humanitar që u hap të martën do të vazhdojë edhe të mërkurën ka thënë guvernatori i Sumy-t.
- Moska ka njoftuar të tjera armëpushime humanitare për qytete të ndryshme duke përfshirë Kievin dhe Mariupolin.
- Kombet e Bashkuara thonë se 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur nisi lufta.
- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur një ndalim total në SHBA mbi importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit për t’i dhënë një “goditje të fuqishme” Vladimir Putinit.
- McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola janë kompanitë e fundit Perëndimore që kanë pezulluar punën në Rusi.