Rusia do të ndalojë përkohësisht sulmet

Prej tvteuta08:33, 5 Mars 2022

Media shtetërore ruse po raporton këtë mëngjes se trupat ruse do të ndalojnë së sulmuari në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës për të lejuar korridoret humanitare nga Mariupol dhe Volnovakha.

Ky lajm u raportua fillimisht nga agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

Mbrëmë, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boychenko bëri thirrje për një korridor humanitar pas një dite tjetër sulmesh nga trupat ruse.

Qyteti në detin Azov, ka qenë pa energji dhe ujë ditët e fundit, pasi Rusia shënjestroi infrastrukturën civile dhe zonat e banuara.

  • 1

    Radio