Rusia deri tani ka humbur rreth 4300 ushtarë?

Prej tvteuta12:12, 27 Shkurt 2022

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës ka nxjerrë një raport sipas të cilit rezulton se humbjet e Rusisë në përballjen me Ukrainën janë shumë të mëdha.

Në një postim në Facebook të zv. ministres Hanna Malyar thuhet se forcat ukrainase në 3 ditë luftime kanë vrarë 4300 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e tyre ushtarake. Në përballje me rezistencën ukrainase, Rusia sipas zv.ministres ka humbur 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 mjete luftarake të blinduara, 49 topa, sisteme të mbrojtjes raketore etj.

Këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

  • 1

    Radio