Vaksina shpallet fjala e vitit nga Fjalori i Oksfordit
Prej tvteuta10:40, 1 Nëntor 2021
Redaktorja e lartë në Oksford, Fiona McPherson, ka thënë se fjala vaksinë ka qenë zgjidhje e qartë, për shkak të ndikimit që ka pasur. Sipas raportit të kësaj organizate, fjala vaksinë është regjistruar për herë të parë më 1799, ndërsa vaksinohu dhe vaksinim një vit më vonë. Vaksina besohet se rrjedh nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë. Sipas raportit, kjo fjalë lidhet me punën e shkencëtarit, Edward Jenner për vaksinim kundër lisë në vitet 1790 dhe 1800.