Sociale Më shumë

7.000 euro për luftën kundër mushkojave

Prej tvteuta10:15, 22 Qershor 2018

Komuna e Ulqinit  ka nënshkruar kontratën me vlerë 7.000 euro me kompaninë “Disan” për spërkatjen e mushkojave. Sipas marrëveshjes, kontraktuesi obligohet që të kryej 5 spërkatje gjatë verës në territorin e Komunës së Ulqinit, duke përfshirë Adën e Bunës, Shtojin, Kepin e Gjeranava, Plazhën e Madhe, Gjeranat 1dhe 2, Fushën e Ulqinit, Pistull, Krythë, Lisna Bore, Freskanjel dhe zona të tjera.

Nga pushteti lokal thonë se spërkatja nuk është mundur të bëhet më  herët për arsye të mungesës së buxhetit, pa të cilin nuk mund të bëhet shpallja e prokurimit publik.

  • 1

    Radio