GORANA:KRYERËSI I PUNIMEVE PREMTON PËRFUNDIMIN E RRUGËS, KURSE SITUATA NË TERREN ËSHTË NDRYSHE
Prej tvteuta30 March 2019
Mustafë Gorana Sekretar i Sekretariatit për Veprimtari Komunale në mbledhjen e parë të trupit koordinues për vit për përcjelljen e sezonit turistik , foli për çështjen e punimeve në rrugën regjionale Ulqin – Krythë. Ai për televizionin Teuta deklaroi se përfundimi i rrugës para sezonit është shumë diskutabil, ka probleme të shumta dhe para sezonit nuk ka gjasa reale se mund të përfundohet.
“Nëse bazohemi në atë çfarë thot kryesi i punimeve del se punimet do të përfundojnë para sezonit turistik, por në bazë të situatës reale në terren shohim se ka mjaft problem ,shpresojmë që do të kryhet para sezonit ,do të lëshohet për qarkullim ,por e pamundur është që të përfunojnë definitivisht punimet. Nuk jemi në situate që neve si Komunë të japim detyra,pasi është aprovuar plani dhe vërejtjet tona nuk pranohen edhe pse kemi shumë kërkesa dhe ankesa nga ana e qytetarëve sidomos në zonat ku janë të rrezikuara nga përmbytjet ku dimenzionet e kanaleve nuk arrijnë të përpijnë ujërat atmosferike sepse janë lënë me një dimezion dukshëm më të vogël”, u shpreh Gorana.
Ai tha se shpreson që rruga të lëshohet në qarkullim para sezonit duke shtruar shtresen e parë të asfaltit.