Kulturë Më shumë

5 Tetori, Dita Nacionale e Ndërgjegjësimit për Biblioteka – Anëtarsim falas për studentë

Prej tvteuta16:49, 5 Tetor 2021

Në Bibliotekën e Ulqinit me rastin e 5 Tetorit, DITËS NACIONALE TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR BIBLIOTEKA, të gjithë studentët e interesuar mund të merrnin anëtarësim njëvjeçar falas. Udhëheqësja e Bibliotekës Ardita Rama, tha për TV Teuta, se qëllimi i shënimit të kësaj dite është të kujtojë opinionin publik për rëndësinë e bibliotekave në procesin e arsimit formal dhe joformal.

Tashmë nuk është lajm i ri se rinia e sotme leximin nuk e ka prioritet, dhe kjo thotë Rama vërehet edhe në përqindjen e atyre që interesohen për anëtarsim në Bibliotekë.

Një nga problemet e theksuara me të cilin Biblioteka e Ulqinit përballet me vite, është mungesa e investimit në fondin e librave dhe varësia nga donacionet, çka thotë ajo ka ndikuar edhe në mungesën e literaturës së duhur për drejtimet moderne të studimeve.

Aktiviteti në fjalë është një metodë e mirë për të nxitur interesimin e studentëve për antarsim në Bibliotekë, por mungesa e titujva nga literatura moderne do të thotë që të njëjtit nuk do të kenë shumë arsye për ta shfrytëzuar atë në studimet e tyre. Komuna e Ulqnit ka vite që nuk ka sens për nevojat e këtij institucioni, dhe si duket kështu do jetë edhe për një kohë të pacaktuar.

  • 1

    Radio