Aktuale Më shumë

46 viktima në Bullgari pas aksidentimit të autobusit me targa maqedonase

Prej tvteuta08:11, 23 Nëntor 2021

Të paktën 46 persona humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në perëndim të Bullgarisë.

Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut pasi u përplas, mori flakë. Mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa janë shpëtuar vetëm 7 persona.

Ndërkohë shkaqet e këtij aksidenti tragjik ende nuk janë përcaktuar. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se mjeti po kthehej në Shkup pas një udhëtimi në fundjavë në qytetin turk të Stambollit.

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për mediat.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov tha se trupat e viktimave ishin  djegur plotësisht.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka kontaktuar edhe me homologun e tij bullgar.

Nuk ka munguar një mesazh ngushëllimi nga ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka, e cila shprehet se Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira./ shkruan Euronews.al

  • 1

    Radio