Politikë Më shumë

Komuna: Prona e Cungu&Co ishte vetëm njëra nga 17 lokalitetet e prezantuara

Prej tvteuta15:28, 19 Tetor 2017

Kumtesë për media

Me kumtesën e publikuar  sot, Lëvizja  URA tenton  në mënyrë perfide të nënvlerësojë  punën  disa mujore të  Komunës së Ulqinit  në  unifikimin e  ofertës së  përgjithëshme të  qytetit, investitorëve  të  huaj.

Dihet  që me  miratimin e Planit Hapsinoro Urbanistik për komunën  e Ulqinit  u krijuan  kushte  që  potenciali ynë  natyror  të ofrohet  në treg  dhe  të valorizohet  në mënyrën  meritore,  e që të gjithë  e kemi  dëshiruar  prej shumë dekadash.

Në këtë  drejtim  kemi identifikuar  të  gjitha hapsirat  që me PHU  janë paraparë  për valorizim ekonomik, pavarësisht a  kemi të bëjmë me  tokën e komunës apo me tokë private.

Nga  pronarët e interesuar  të patundshmërive  kemi marë pëlqimin  që parcelat e tyre  ti radhisim  në  ofertën   gjithëpërfshirëse ,  që poashtu nënkupton edhe  fotografimin dhe  xhirimin e tyre me  dron,  e për  këtë  është bërë  edhe kontrata  e  publikuar  edhe  nga URA ,e që edhe ata  vetë e dijnë  që  ajo nuk  përmban asgjë të parregullt , por në mënyre  perfide tentohet  të  shkaktohet  huti tek opinioni ,për gjoja  punë të paligjshme. Çdokush që  me vëmëndje e lexon  kontratën  e sheh se  aty  janë përfshirë  shumë lokalitete , respektivisht të gjitha ato, që  komuna e Ulqinit  mund tia  ofrojë  investitorëve  të  huaj e për  të cilët ekzistojnë apo janë duke  u përgatitur planet e duhura.

Në mesin e këtyre  lokacioneve  është dhe një tokë në grykë LSL Barbana, e cila  është  pronë e  shumë  kompanive dhe  personave, ndër të cilët  një pjesë  në  pronësi  të kompanisë Cungu&co.

Lokaliteti i  përmëndur, si një ndër më atraktivët  në Ulqin me PHU  është paraparë  për  valorizim  turistik, andaj, dhe  personave   më dashakeq do ti dukej  jologjike nëse  ky  lokalitet  përgjashtohet  nga  oferta  vetëm për  atë që  njëri nga  pjestarët e  pronësisë  i përket   një kompanie të  caktuar  ose dikujt  tjetër.

Në fund të kumtesën  nga  URA  thuhet se  nuk janë kundër  promovimit të  parcelave private,por insistojnë  në  transparencë,  për  çgjë janë  ,,angazhuar,,  edhe  gjatë kohës së  ushtrimit të pushtetit  të tyre, por  që nuk kanë  ditur  të  thonë  një lokalitet  atraktiv  në komunën tonë  që nuk ka  gjetur  vend  në prezantimin e Panairit  Expo Real.

Në fund theksojmë  se pas një  pune disamujore , komuna e Ulqinit  ka fituar një prezantim gjithëpërfshirës ku janë  prezantuar  17 lokalitete  potenciale   për  investime  në  tokën  shtetërore dhe private  që kanë terhequr  vemëndjen  e  investitorëve  dhe  subjekteve  që  merren  me ndërmjetësim, e  që do të  prezantohen  në të gjithë  panairet në vend  dhe panairet  ndërkombëtare  dhe në cdo vend  ku do të na  jepet mundësia.

 

Bashkangjitur me  reagimin  për opinionin po  ofrojmë edhe  linkun prezantues,   ku shihet  qartë  që në mënyrë  të përgjithëshme  është përfshirë  çdo pjesë interesante  për investime  në komunën  tonë e që me PHU  është paraparë  për  valorizim, pavarësisht a kemi të  bëjmë me tokën e komunës apo  me tokë private .

 

https://issuu.com/ulcinjmunicipality/docs/invest-binder4

 

KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS

  • 1

    Radio