43 akuza të reja për ngjarjet në Cetinë
Prej tvteuta15:27, 22 Shtator 2021
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njofton se janë ngritur 43 akuza të tjera kundër personave që prishën rendin dhe qetësinë publike në tubimin e palajmëruar publik më 4 dhe 5 shtator në Cetinë. Më saktësisht, oficerët e policisë në Cetinë ngritën akuza për kundravajtje ndaj 14 personave për nënçmim të punonjësve të policisë, ndërsa kundër 26 personave për mosveprim sipas urdhërave të policisë”, njoftohet nga Drjetoria. Ata shtojnë se tre persona janë sanksionuar për shkelje të Ligjit për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor.