Sociale Më shumë

27 haxhinj nga Ulqini dhe Tivari u nisen sot drejtë Qabes

Prej tvteuta15:05, 7 Gusht 2018

Nga qyteti i Ulqinit drejte Mekes u nisen sot 15 kandidate për haxhi , të cilëve ju bashkuan edhe kandidatët nga Tivari, duke numëruar gjithesejt 27 nga keto dy qytete. Perderisa nga Mali i Zi këtë vit drejte Mekes kanë udhëtuar 82 kandidatë për haxhi. Përfaqesuesi gjeneral i grupit të haxhijve nga Mali i Zi ef.

Suad Ukoshata nuk gjen dot fjalët e duhura për të përshkruar emocionet që e kanë kapluar para rikthimit në këtë vend të shenjtë .  Thirjes së krijuesit për të bërë pelegrinazh në Meke i është përgjigjur edhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit , Ilir Capuni i cili me po të njëjtat emocione si një qytetare i thjeshtë është nisur drejt Qabes sëbashku me nënën e tij. Vizita e Qabes është obligim për cdo besimtare musliman i cili është i shëndetshëm , ka mundesi financiare për ti mbuluar shpenzimet e këtij udhëtimi dhe mbi të gjitha është besimtar i sinqertë .

  • 1

    Radio