Realizohet tenderi për Kala
Prej tvteuta15:02, 13 Janar 2016
Pas dy dështimeve të tenderit për dokumentacionin teknik për kalldramimin e rrugicave në Kala ,më në fund kemi kompaninë e cila i ka plotësuar kushtet për përpilimin e dokumentacionit dhe hartimin e projektit i cili kushton 25 mijë euro.
Firma e cila e ka fituar tenderin dhe e cila do të bëjë projektin është firma Vojip nga Ulqini.Vlera e projektit i cili do të fillojë të realizohet edhe dy muaj aqë sa është edhe afati i dorëzimit të projektit peshon 200 mijë euro dhe financohet nga Qeveria e Malit të Zi.
Pas riparimit të gropave në disa pjesë të rrugave të komunës së Ulqinit,do të fillohet edhe me riparimin e rrugëve në qytet dhe në disa rrugë në zonat rurale. Financimin e bënë komuna e Ulqinit me vlerë prej 130 mijë euro.
Ka disa ditë që nuk punojnë semaforat në qytet si pasojë e prishjes së disa pjesëve ,të cilat sipas sekretarit Dervishi është edhe vështirë të gjinden pasi bëhet fjalë për një sistem të vjetërsuar,por ai është optimist që javën e ardhshme do të jenë në funkcion.