Kulturë Më shumë

“ZËRI I POETESHAVE SHQIPTARE”: MIRUPAFSHIM ULQIN !

Prej tvteuta10:05, 14 Shtator 2015

Flora Brovina:Ende,te ne shqiptarët ka paragjykime lidhur me artin që krijojmë ne femrat, por duhet të punojmë intensivisht që të dëshmojmë fuqinë tonë estetike dhe filozofike
Ditën e hënë me sukses përfundoi manifestimi treditor tradicional letrar “DITA E POEZISË SHQIPE ULQINI 2015”, të cilën Organizata joqeveritare “HARMONIA”. Sivjet, aktiviteti i është kushtuar në terësi poezisë moderne femërore shqiptare.Në këtë ndërlidhje, organizatori takimet i ka pagëzuar me një emërtim simbolik “ZËRI I POETESHAVE SHQIPTARE”.
Me këtë rast në Ulqin me krijimtarinë e tyre letrare u prezantuan emrat e spikatura të letërsisë së sotme shqipe, si Flora Brovina, poete dhe kryetare e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës,Irena Gjoni nga Saranda,Migena Arllati nga Gjakova, Mimoza Rexhvelaj, nga Malësia e madhe,Alma Begaj nga Durrës,Rozafa Shpuza nga Shkodra.
Poezitë e lexuara entuaziasmuan auditoriumin e përzgjedhur,të cilat i nderoi me duatrokitje në shenjë respekti, mesazheve estetike dhe filozofike.Moderatorja e re, shumë e talentuar, AFËRDITA MEHMETI, solli një atmosferë të gjallë të shijimit të poezive me publikun.
Organizatori falenderon kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Mr. Fuad Haxhibeti,delegacionin e Fondit të pakicave, drejtorin e përgjithshëm të Qendrës kulturore Dr. Nail Draga etj.për praninë e tyre në këtë zhvillim kulturo- letrar të posaçëm, jo vetëm në Ulqin.
Me një respkt të veçantë OJQ “Harmonia” dhe stafi organizativ i manifestim “DITA E POEZSË SHQIPE ULQINI 2015”,Dr. Zylfije Duraku për shoqërimin me poeteshat, falenderimin e ardhjes së tyre në Ulqin si dhe organizatorin që përherë pasuron skenën kulturore në Ulqin.
Një moment shumë i rëndësishëm për poeteshat ishte vizita në Muzeun e Ulqinit në Kala.Me një vëmendje të posaçme shikuan edhe u informuan mbi vlerat e ekspozuara të trashëgimisë kulturore të Ulqinit të lashtë.
Në katin e epërm të Kullës së Balshajve,pasi mësuan se,pikërisht në atë ambient unik ka qendruar edhe është i është lutur zotit reformatori i Talmudit,Shabetaj Cvi,se aty verës mbahen takimet më elitare kulturore,poeteshat mbajten edhe një tryezë të rrumbullakët lidhur me pozitën e femrës shqiptare në krijimtarinë letrare.
Debatin e udhëhoqi poetja Flora Brovina,kryetare e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, duke potencuar se ende nuk kemi arritur që të bindim botën letrare të meshkujve se ata kanë edhe sot e kësaj dite paragjykime ndaj letërsisë femërore.
“E njoh një femër, shkrimtare shumë të talentuar.Në dorëshkrim ka një roman, sigurisht edhe ndonjë vëllim me poezi, që për shkak të rethanave familjare nuk ka guxuar ta botojë.Them se ajo është e një moshe shumë të thellë edhe është mëkat që veprat e saj letrare nuk e kanë parë dritën”,- tha zonja Brovina.
Poetja nga Gjakova, Migena Arllati pëlqen poezinë që dihet se kujt i dedikohet, ndërsa poetja dhe prozatorja shkodrane, Rozafa Shpuza këmbëngul se konkretisht poezia,siç tha, mbretëreshë e letërsisë artistike, duhet ta ketë mesazhin folozofik,shijen estetike,por edhe bukurinë sekrete e jo lexuesit t ia “dhurojmë” sikur frutin e pemës së pjekur në tavolinë!
Në debatin e frytshëm u kyçen edhe Mimoza Rexhvelaj,Alma Begaj etj. Duke porositur që femra jonë krijuese duhet të angazhohet fuqishëm për të siguruar vendin e duhur të veprave cilësore në hartën kombëtare të artit shqiptar dhe ndërkombëtar.

OJQ “Harmonia”
Shërbimi për informim

  • 1

    Radio