Ekonomi Më shumë

20 milion euro në pritje- kusht largim nga puna 36 të punësuarve

Prej tvteuta10:42, 6 Shkurt 2015

Në Ndërmarrjen komunale Ujësjellës Kanalizim janë të punësuar 136 punëtorë . Të punësuarit në këtë ndërmarrje janë minus 5 rroga, ndërsa kontributet i kanë të pa paguara 2 vjet e gjysmë, që nga muaji maj i vitit 2012. Pritet që së shpejti kryetari i komunës Fatmir Gjeka të nënshkruaj marrëveshjen me Ministrinë e financave për reprogramin e borxhit tatimor në 15 vite,ku bënë pjesë edhe kjo Ndërmarrje.

Problem i cili bartet nga viti në vit është edhe pagesa jo e rregullt e konsumatorëve të cilët në përgjithësi paguajnë 78% të borxheve ,ndërsa 22% i mbesin borxh Ndërmarrjes.

Banka Gjermane për zhvillim –KFW banka  është dashur të fillojë me realizimin e investimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit ku parashihet që të investojnë 21 milion euro, por me një kusht që të zvogëlohet numri i punëtorëve në 100, shprehet drejtori i kësaj Ndërmarrje Publike Fehim Avdiu.

“Jemi në bisedime me kryetarin Gjeka për formimin e agjencisë  për parkingje ku do të kishin kaluar këto punëtorë, por si duket kjo çështje është politizuar, partnerët e koalicionit nuk janë dakord”, shprehet Avdiu.

Rreth 250 mijë euro komuna e Ulqinit duhet ndarë për ndërrimin e tubacioneve të ujësjellësit në aksin rrugor Krythë-Ulqin- punimet të cilat duhet të fillojnë shumë shpejt.

 

“Qytetarët tanë për një kubik ujë të harxhuar në amvisni në periudhën dimërore paguajnë 0,67 cent,ndërsa gjatë sezonit veror 0,77. Afaristët  për një kubik ujë  duhet ndarë 1.75” . Drejtori Avdiu deklaroi se edhe pse kemi rritur çmimin e ujit, prapë se prapë jemi shumë më të lirë se qytetet tjera bregdetare, bile ndër më të lirët.

  • 1

    Radio