Sociale Më shumë

19 policë nga Ulqini nën hetim për shpërdorim të detyrës

Prej tvteuta11:37, 19 Maj 2020

Sektori për kontroll të brendshëm të policisë ka dorëzuar fletpadi kundër 19 pjestarëve të policisë së Ulqinit, të cilët dyshohen se kanë kryer keqpërdorime të detyrës. Nga Drejtoria e policisë nuk kanë specifikuar se për cilat vepra bëhet fjalë, por sipas portalit “Vijesti”, ata dyshohen se në mënyrë ilegale u kanë mundësuar një numri të shtetasve të huaj të punojnë dhe qëndrojnë në Mal të Zi. Nga këto,  katër pjestarë të policisë kufitare dhe një inspektor i Drejtorisë për punë inspektuese, janë arrestuar sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe do të paraqiten në hetuesi për seancë dëgjimore.Nga  Drejtoria e Policisë thonë se janë të përkushtuar për të luftuar elementet korruptive brenda institucionit për çka organeve kompetente do t’u ofrojnë përkrahje maksimale logjistike.

  • 1

    Radio