Sociale Më shumë

“Zëshëm kundër korrupcionit”

Prej tvteuta13:25, 31 Mars 2015

OJQ  MOGUL mbajti konference per media ne te cilen u be prezantimi i rezultateve te projektit “Zeshem kunder korrupcionit”. Sipas drejtorit ekzekutiv te MOGUL-it Xhemal Peroviq, ne kuader te ketije projekti jane inicuar lendet ndaj ndalimit te jashteligjshem te qarkullimit te lire dhe qasjes ne breg te detiti. Peroviq shtoj se me kete projekt kemi testuar punen e organeve gjyqesore pas hapjes se kapitujve 23 dhe 24 – sundimi i ligjit dhe siguria e qytetareve.  Gazetareve iu ndau letren te cilen i eshte derguar prokurorit te larte shteteror Ivica Stankoviq ku njoftohet per rastet konkrete me te cilat MOGUL po punon,  ne te cilat ka fakte te mjaftueshme qe tregojne per korrupsionin e mundshem nga njerez qe udheheqin keto institucione te pushtetit.  Ajo qe ishte edhe shtys per MOGUL  e te gjithe ketyre hulumtimeve ishte edhe rasti i Srgjan Kuzmanit dhe porta me pagese ne Ade. Kuzman ka qendruar 6 muaj ne burg  vetem per shkak te nje fjale qe i eshte drejtuar gjykatesit te Gjygjit themelor Amir Gjokaj, duke cituar fjalet e tije “cke qe me shikone, une nuk ta kam friken, do ta vazhdoj edhe me gjate kete proces gjyqesor”.

Akoma edhe sot kjo lende vazhdon te jete e hapur edhe pse ka kryer 6 muaj burgim pa asnje shkelje te ligjit. Edhe pse ka qene i pari ne liste qe  e ka te ndaluar te hyje ne shtepizen e vet ne Bune , per te qetesuar situaten i eshte bere nje thirje ku i thohet se hyrja e tije ne Bune eshte e lire pa asnje pages, por kuzman nuk e pranon nje gje te tille , duke u vene i barabarte me te gjithe qytetaret , se zona e bregdetit nuk eshte zone private por eshte e te gjithe qytetareve.

Drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq tha se puna e organiztates se tyre nuk do te ndalet edhe pse prokuroria te drjeton ne polici e policia ne prokurori, duke e ditur se keto ceshtje jane ne kopetenca te prokurorise, ne si qytetar nuk friksohemi me adresimin ne polici.

  • 1

    Radio