Sociale Më shumë

U LODHEN DHE U DENUAN!

Prej tvteuta00:50, 8 Mars 2015

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit ishte i angazhuar gjatë gjithë kohës se permbytjeve.Përvec përmbytjeve kishte edhe  dy zjarre. Një zjarr ra në depon e Elektrodistribucionit rreth ores 06:03 te mëngjesit kurse tjetri në nje objekt banimi ne Shtoj. Gjatë ditës së djeshme u kryen shumë intervenime në sanimin e pasojave të përmbytjes, duke larë rrugët, duke bërë pompimin e ujit në shumë vende, si dhe evakuimin e banorëve të fshatit Krruc, thuhet nga ky shërbim.Përmbledhja e më shumë se 20 intervenimeve në këto dy ditë është se së pari nuk pati viktima, arritën të evakuohen të gjithë në kohën e duhur, u bë cështë e mundur që të arrihet të cdo familje në nevojë, duke marrë edhe një padi penale nga personi me iniciale Gj.P. që sipas puntorëve të këtij shërbimi, i ka kërcënuar për hedhjen e ujit në livadhin e tij kur ato po shpëtonin shtëpitë nga uji që i kishte përmbytur.

  • 1

    Radio